E Diel, 1 Nëntor 2026

“Plazhi i lirë”, hiqen 70 komplete me çadra dhe shezlongë pa leje në Kavajë

Shërbimet e policisë vijojnë kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Në plazhin e Golemit janë sekuestruar  70 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.

“Si rezultat i kontrolleve, në plazhin e Golemit, u konstatuan dhe u hoqën 70 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur nga qytetarët, pa lejen përkatëse”, njoftoi policia.

Në njoftim bëhet me dije se do të vijojnë kontrollet  përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›