E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoi në një ceremoni varrimi në Malësinë e Madhe dhe nuk u kthye, asnjë gjurmë prej 4 ditësh për 78-vjeçarin nga Lezha

Prej katër ditësh, familjarët e Lek Ndreshajt, 78 vjeç, me banim në Torovicë të Lezhës, kanë humbur çdo kontakt me të.

I moshuari u pa për herë të fundit më 9 qershor, rreth orës 13:07, teksa ndodhej në një ceremoni mortore në Malësinë e Madhe.

Që nga ai moment, ai nuk është parë më nga askush.

Djali i tij, Gëzim Leka, apelon për ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e të atit.

Ai thekson se familja nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd dhe nuk kupton se përse i ati është larguar në mënyrë të pazakontë nga ceremonia. Sipas të afërmve, 78-vjeçari nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe sjellja e tij ka qenë normale, megjithëse gjatë varrimit kishte shfaqur shenja lodhjeje.

Policia e Malësisë së Madhe, në bashkëpunim me Bashkinë dhe banorët e zonës, kanë ndërmarrë kërkime intensive në territorin malor të Shkrelit, por deri më tani pa rezultat.

Familja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë parë apo të kenë ndonjë informacion mbi Lek Ndreshajn, të kontaktojnë menjëherë familjen ose të njoftojnë autoritetet përkatëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›