Po lëvizte me monopatinë, përplaset nga dera e automjetit 17-vjeçarja në Tiranë

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ Policia arrestoi një 27-vjeçar në Tiranë pasi pasagjerja që udhëtonte me të hapi derën e makinës pa u siguruar dhe për pasojë u përplas një 17-vjeçare e cila udhëtonte me monopatinë.
Sipas njoftimit të Policisë Rrugore u vu në pranga “K. Sh., 27 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës, shtetasja G. A, duke qenë pasagjere në automjetin që drejtonte 27-vjeçari, ka hapur derën e automjetit pa u siguruar dhe për pasojë ka përplasur monopatinën që drejtohej nga 17-vjeçarja”.
17-vjeçarja ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
/m.q/j.p/