“Po qarkullojnë SMS mashtruese”/ Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike: Çfarë duhet të bëni

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.
Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linke) të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët.
Qëllimi i tyre është:
* përvetësimi i të dhënave personale;
* vjedhja e të dhënave bankare;
* aksesi i paautorizuar në llogaritë financiare.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se këto janë tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.
Kujdes:
- Mos klikoni në lidhje (linke) të dërguara nga numra të panjohur;
- Mos jepni të dhëna personale apo bankare;
- Mos ndiqni udhëzime që kërkojnë veprim urgjent pa i verifikuar.

Rekomandime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike:
* Fshini menjëherë mesazhe të tilla;
* Mos ndërveproni me përmbajtjen e tyre;
* Raportoni çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare.
📩 Email: cc@asp.gov.al
📞 Tel: +355 69 415 5552
🌐 www.asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike mbetet e angazhuar për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, si dhe për garantimin e sigurisë digjitale të qytetarëve.