E Enjte, 5 Nëntor 2026

Po transportonte kanabis me qëllim shitjen, vihet në pranga 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit policor të koduar “Aksi”.

Ky shtetas u kap në aksin “Bilisht -Korçë”, duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis, 3 kilogramë.

Lëndën narkotike, 32-vjeçari e kishte fshehur në pjesën e motorrit të automjetit.

Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›