E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shpërthim në një godinë në Kamëz, detajet e para

Një shpërthim ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të së dielës, në një godinë në rrugën “Arben Broci” në Kamëz.

Sipas informacioneve paraprake, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale, ku janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat.

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›