Pogaci: Pensionet e ushtarakeve u ulen nga rillogaritja e ISSH Luljeta Ndoka
Pensionet e ish-ushtarakeve kane pesuar ulje per shkak te rillogaritjes se tyre. Mehdi Pogaci, president i Shoqates se ushtarakeve ne Rezerve, shpreh shqetesimin se nje gje e tille i ka nxjerre ata si debitore. Pogaci thote se, nese situata vazhdon keshtu, Instituti i Sigurimeve Shoqerore do te hidhet ne gjyq. "Pensionet e ushtarakeve te dale ne pension pleqerie pas vitit 1992 jane me te vogla se pensionet e ushtarakeve te dale ne pension para vitit 1991, ndersa pensionet e parakohshme jane me te vogla, duke penalizuar ushtaraket ne rezerve", - thote Pogaci per gazeten "Koha Jone". Sipas tij, ushtaraket ne rezerve jane me te rinj, kane me shume nevoja per te mbajtur familjet, pasi i kane femijet ende ne shkolle, prandaj ne ligjet e meparshme parashikohej qe pensioni i parakohshem te ishte me i madh se ai i pleqerise. Problemi me madhor qe kane aktualisht keto kategori pensionistesh, eshte fakti qe rillogaritja e pensioneve te parakohshme, ka sjelle nje ulje te tyre. "Ky eshte nje problem shume i madh, pasi nje pjese jo te vogel te ushtarakeve te kesaj kategorie, nga rillogaritja i eshte ulur pensioni i parakohshem, duke e shpallur ate debitor. Kjo eshte nje shkelje e sigurise juridike te ushtarakut, e percaktuar ne dy vendimet e Gjykates Kushtetuese per kete qellim, ku percaktohet se "rillogaritja duhet te behet vetem ne rastet kur, shuma e dale nga rillogaritja, eshte me e madhe sa ajo e perftuar normalisht me pare ose me vendime te formes se prere te gjykatave", - thote Pogaci. Ai sqaron se, vetem ne kete menyre ka kuptim zbatimi i nenit 29 te ligjit nr. 10142, pra rillogaritja e pensionit te parakohshem. Prandaj, sipas tij, as ISSH-se dhe askujt tjeter nuk u lejohet te beje rillogaritje per te ulur pensionet e parakohshme dhe te shpalle debitore, duke mbajtur edhe pjesen e ashtuquajtur te debitit. Presidenti i Shoqates se Ushtarakeve ne Rezerve sqaron se eshte kerkuar disa here ndryshimi i ketij vendimi, duke iu referuar edhe ligjeve ne fuqi. "Ne rast se kjo situate do te vazhdoje, Shoqata Kombetare e Ushtarakeve ne Rezerve te Shqiperise do te jete e detyruar te beje kallezim penal per drejtuesit ne ISSH, jo thjesht per moszbatim, por edhe per shkelje te vendimit te Gjykates Kushtetuese dhe ligjeve perkates", - paralajmeron ai. Nje tjeter shqetesim jo i vogel i ketyre ish-ushtarakeve eshte menyra e trajtimit te tyre me pension. "Problemi qendron ne percaktimin e vitit te llogaritjes se pages baze. Per ushtaraket e dale ne pension para vitit 1991, si page baze, merret ajo e korrikut te vitit 2009, vit kur ligji nr. 10142 ka hyre ne fuqi. Nderkaq, per ushtaraket e dale pas vitit 1992, page baze merret ajo e 1 janarit te vitit 1999, pra e 10 vjeteve me pare se 2009, kur ka hyri ligji ne fuqi. Kjo ben qe paga baze, mbi te cilen llogariten pensionet e ushtarakeve te dale pas vitit 1992, te jete me e vogel se paga baze e ushtarakeve te dale ne pension te plote pleqerie para vitit 1991", - argumenton Pogaci per "KJ". Presidenti i Shoqates se ushtarakeve ne Rezerve thote se trajtimi ndryshe i ushtarakeve eshte nje absurditet, nje pabarazi perpara ligjit per keto kategori. Ai eshte i mendimit se Ministria e Mbrojtjes, ne bashkepunim me Ministrine e Financave, duhet ta korrigjojne kete pabarazi, duke e llogaritur pagen baze per te gjitha kategorite e dala ne pension pleqerie para korrikut te vitit 2009, me pagen baze te 1 korrikut 2009. "Per kete, mund te behet nje amendim i ligjit ose i VKM-se", - sugjeron ai.
Pogaci: Sinjale pozitive per zgjidhje
"Mund te them se problemi i pensioneve te ushtarakeve eshte tashme, pjeserisht ne rrugen e zgjidhjes. Them pjeserisht, pasi nga miratimi i aktit Normativ ne dhjetor te vitit 2010 e deri tani, puna ka ecur mire per dhenien e pensionit suplementar te kategorise se oficereve te dale ne pension para vitit 1991, e cila perfshin ushtaraket veterane dhe nje pjese qe i perket brezit direkt mbas tyre", - thote Pogaci. Sipas tij, lidhur me nenoficeret e dale ne pension ne te njejten periudhe, procesi eshte duke ecur, por me ngadale. Kjo per shkak te mangesise ne dokumentacion te kesaj kategorie, te cilet merreshin ne pune me kontrata te perkohshme.
Pogaci: Sinjale pozitive per zgjidhje
"Mund te them se problemi i pensioneve te ushtarakeve eshte tashme, pjeserisht ne rrugen e zgjidhjes. Them pjeserisht, pasi nga miratimi i aktit Normativ ne dhjetor te vitit 2010 e deri tani, puna ka ecur mire per dhenien e pensionit suplementar te kategorise se oficereve te dale ne pension para vitit 1991, e cila perfshin ushtaraket veterane dhe nje pjese qe i perket brezit direkt mbas tyre", - thote Pogaci. Sipas tij, lidhur me nenoficeret e dale ne pension ne te njejten periudhe, procesi eshte duke ecur, por me ngadale. Kjo per shkak te mangesise ne dokumentacion te kesaj kategorie, te cilet merreshin ne pune me kontrata te perkohshme.