Pogradec – Efektiv policie arrestohet nga AMP për drejtim në gjendje të dehur, përplasi 5 automjete të parkuara

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Rinia”, Pogradec një punonjës policie për ‘Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt.
Sipas njoftimit të AMP bën me dije se efektivi rezultoi pozitiv ndaj testit të alkoolit.
Ndërkohë që ishte në lëvizje punonjësi i policisë përplasi edhe 5 automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale.