E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia Rrugore në terren, 6 mijë gjoba për 72 orë, bllokohen 13 automjete

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet me qëllim përmbushejn e parametrave të sigurisë rrugore.

Plani i Posaçëm i masave po monitorohet nga shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore.

Plani konsiston në monitorimin me pajisje inteligjente dhe në praninë e shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore, me objektiv kryerjen e kontrolleve për:

  1. drejtuesit e motomjeteve, për vënien e kaskës mbrojtëse
  2. drejtuesit e mjeteve, për:
  • dhënien përparësi këmbësorëve, në vija të bardha
  • mospërdorimin e celularit, gjatë drejtimit të mjetit
  • vënien e rripit te sigurimit
  • mosdrejtimin e mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur
  • respektimin e limiteve të shpejtësisë
  • moderimin e shpejtësisë në zona të banuara
  • parandalimin e parakalimeve të gabuara
  • konstatimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin.

Gjatë 72 orëve të fundit:

  • janë arrestuar/proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;
  • janë bllokuar 13 automjete;
  • janë vënë rreth 6000 masa administrative.

Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Drejtues Lorenc Shehu, apel qytetarëve për respektim maksimal të rregullave të qarkullimit rrugor, si e vetmja mënyrë për të kontribuar në përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të parandaluar aksidentet me pasoja për jetën dhe shëndetin.

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e kryeqytetit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›