E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia Rrugore shton kontrollet në Elbasan, rreth 6000 gjoba dhe 20 të arrestuar në 17 ditë

Policia Rrugore e Elbasanit, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor, një fokus i veçantë i është kushtuar rrugëve pranë shkollave, në oraret e hyrjes dhe daljes së nxënësve, për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe dhënien e përparësisë për këmbësorët.

Gjithashtu, janë intensifikuar kontrollet ndaj mjeteve që kryejnë transportin e nxënësve, për të siguruar përmbushjen e kushteve teknike dhe ligjore të këtyre mjeteve.

Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si dhe parkimet e gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin.

Gjatë periudhës 1-17 shtator 2025: anë arrestuar 20 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi;

Gjatë kësaj periudhe, si rezultat i angazhimit të strukturave në terren dhe përdorimit të mjeteve inteligjente, janë ndëshkuar me masa administrative, 5849 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor:

•1021 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
•961 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
•365 drejtues, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit;
•1287 drejtues, për shpejtësi mbi normat e lejuara;
•452 drejtues, për ndalim ose pushim në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
•351 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
•264 drejtues mjetesh, për përdorimin e xhamave të zinj;
•325 drejtues, për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
•823 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›