E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia hedh spraj për të shpërndarë turmën, nisin shoqërimet me dhunë

Policia ka hedhur ujë dhe spraj për të shpërndarë turmën para Ministrisë së Arsimit.

Po ashtu, reporterët e Vizion Plus që ndodhen në terren, mësojnë se kanë nisur edhe shoqërimet e para me dhunë.

Pak më herët, policia bëri edhe një apel publik, ku kërkoi distancim nga aktet e dhunës.

“Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubim të ruajnë qetësinë, të shmangin çdo akt dhune dhe të distancohen nga personat e maskuar që po sulmojnë punonjësit e Policisë dhe po dëmtojnë pronën publike e private.

E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por dhuna ndaj punonjësve të Policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj.

Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari, ushtrimin e të drejtës së tubimit paqësor, mbrojtjen e jetës, pronës dhe institucioneve.

Apelojmë për ndërprerjen e menjëhershme të akteve të dhunës. Çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale përpara ligjit”, njoftoi policia.  

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›