E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia konfiskon armë dhe drogë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, si dhe armëmbajtje pa leje, shkruan KosovaPress.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrolleve në disa lokacione janë konfiskuar rreth 516 gramë marijuanë, një armë automatike AK-47, një pistoletë, dy peshore digjitale, dy telefona mobil dhe 1,095 euro para cash. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në paraburgim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›