E Martë, 3 Nëntor 2026

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmave në zonat turistike në Korçë e Gjirokastër

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Policia e Korçës ka kryer kontrolle për nivelin e zhurmave në zonat turistike të Gjirokastrës.

Policia njoftoi sot se “strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, gjatë ditëve të fundit, sipas hartëzimit të zonave me ndotje akustike, kanë organizuar grupe kontrolli në terren”.

Policia njoftoi se “si rezultat i verifikimeve të deritanishme, janë konstatuar 3 subjekte që operonin në kundërshtim me normat ligjore për nivelin e zhurmës. Ndaj këtyre subjekteve janë vënë masa administrative me vlerë 200 000 lekë secila”.

Gjithashtu kontrolle janë kryer edhe në Gjirokastër.

Sipas policisë “matjet e realizuara, sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar”.

Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›