E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia reagon pas horrorit në Pogradec: 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e të miturës

Policia e Korçës ka reaguar ndaj ngjarjes horror të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Piskupat të Pogradecit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin R. S., 67 vjeç, banues në fshatin Piskupat.

Dje, ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit, një 12-vjeçare, se në muajin gusht 2025, shtetasi R. S. ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në banesën e tij, dhe se ajo është shtatzënë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›