E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani

Tri ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë që nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 68 për qind të tyre. 

Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote. 

Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. 

Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar më shumë se dy e treta e votave. 

LVV: 

Albin Kurti 240.263 vota 

Glauk Konjufca 187.285 vota 

Albulena Haxhiu 98.092 vota 

Hekuran Murati 97.208 vota 

Donika Gërvalla 87.303 vota 

PDK: 

Bedri Hamza 109.795 vota 

Arian Tahiri 50.873 vota 

Përparim Gruda 47.331 vota 

Uran Ismaili 37.295 vota 

Sala Jashari 34.428 vota 

LDK: 

Lumir Abdixhiku 53.314 vota 

Hykmete Bajrami 33.484 vota 

Ukë Rugova 29.489 vota 

Avdullah Hoti 26.200 vota 

Doarsa Kica Xhelili 25.958 vota 

Lista Serbe 

Sllavko Simiq 20.392 vota 

Igor Simiq 119.623 vota 

Liljana Stefanoviq 19.042 vota 

Millan Kostiq 16.170 vota 

Nemanja Bishevac 15.805 vota 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 

Ramush Haradinaj 27.779 vota 

Daut Haradinaj 17.151 vota 

Besnik Tahiri 16.465 vota 

Bekë Berisha 12.110 vota 

Agim Çeku 11.242 vota 

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6. 

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota). 

Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo./REL

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›