E Martë, 3 Nëntor 2026

Policia, vizitë shkëmbimi në Francë mbi çaktivizimin dhe neutralizimin e armëve të zjarrit

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Katër oficerë të Policisë së Shtetit morën pjesë në një vizitë shkëmbimi mbi çaktivizimin dhe neutralizimin e armëve të zjarri në Saint-Étienne të Francës.

Vizita u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si pjesë e projektit të saj për armët e vogla dhe të lehta, në bashkëpunim me Banc National d’Épreuve des armes, një institucion i certifikuar evropian për çaktivizimin e armëve.

Pjesëmarrësit vizituan punishten e çaktivizimit dhe laboratorin e testimit të Banc National d’Épreuve, ku vëzhguan dhe mësuan proceset e çaktivizimit sipas rregulloreve të BE-së.

Ata diskutuan për aspekte të ndryshme të çaktivizimit që nga legjislacioni te burimet njerëzore e teknike.

Vizita shënoi fillimin e një viti të mbushur me veprimtari për forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit.

Projekti “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta” zbatohet nga Prezenca e OSBE-së, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës.

Një fokus kyç i projektit është mbështetja e zhvillimit dhe e zbatimit të një kuadri të fortë rregullator për çaktivizimin e armëve në Shqipëri, së bashku me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. /j.p/

1 nga 7

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›