Porti i Durrësit, java nis me përpunimin e pesë anijeve me rreth 5500 tonë mallra

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Në portin e Durrësit java nisi me përpunimin e 5 anijeve tregtare me rreth 5550 tonë mallra dhe 1222 njësi kontejnerike në kalatat portuale.
Sipas Autoritetit Portual Durrës në përpunim janë 3 anije me 5537 tonë mallra dhe 436 kontejnerë.
Ndërsa në radën portuale 2 anije me 786 kontejnerë janë në pritje për përpunim në orët në vijim.
Porti i Durrësit vijon trendin pozitiv të volumit të përpunimit të mallrave, vetëm në janar-gusht u përpunuan mbi 2,6 milionë tonë mallra. Gjithashtu gjatë muajve janar-gusht janë përpunuar 150.237 kontejnerë, 9% më shumë e njëjta periudhë e vitit 2024.
/k.s/r.e/a.f/