E Diel, 1 Nëntor 2026

Porti i Durrësit, mbi 75 mijë udhëtarë në 10 ditët e para të gushtit

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ Fluks i lartë udhëtarësh është regjistruar në Terminalin e Trageteve të Portit të Durrësit gjatë 10 ditëve të para të muajit gusht.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se nga data 1 deri më 10 gusht, përmes portit kanë udhëtuar gjithsej 75 962 pasagjerë.

Sipas APD-së, pjesa më e madhe e fluksit është regjistruar në hyrje të vendit, me 51 259 pasagjerë të mbërritur përmes Portit të Durrësit, ndërsa 24 703 pasagjerë janë nisur drejt porteve italiane.

Fluksi i këtyre ditëve lidhet me kulmin e sezonit veror dhe ardhjen e emigrantëve dhe turistëve që zgjedhin transportin detar për të mbërritur në Shqipëri.

Gjatë periudhës janar-korrik 2026 në Terminalin e Trageteve të Portit të Durrësit kanë udhëtuar gjithsej 349 423 pasagjerë. Nga ky total, 160 795 pasagjerë janë nisur nga Porti i Durrësit drejt porteve të tjera, ndërsa 188 628 pasagjerë kanë mbërritur në vend përmes këtij terminali.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›