Kreditë me probleme zbresin në 3,7% në qershor

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Kreditë me probleme në sistemin bankar iu rikthye rënies në qershor, duke zbritur në 3,7% të totalit të huadhënies, nga 3,77% në maj. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, ky është niveli më i ulët i regjistruar që nga viti 2007.
Në krahasim me qershorin e një viti më parë, raporti i kredive me probleme është ulur me 0,31 pikë përqindjeje, duke vijuar prirjen pozitive të këtij treguesi.
Për bizneset, edhe pse niveli i kredive me probleme mbetet më i lartë se tek individët, gjatë vitit 2025 u shënua përmirësim që zbriti me 0,5%.
Sipas BSH-së, individët vijojnë të kenë performancën më të mirë në shlyerjen e kredive bankare, me raportin e kredive me probleme në 2,6% në fund të vitit 2025, nga 2,9% një vit më parë.
Për bizneset, ky tregues ishte 4,7%, nga 5,2% në fund të vitit 2024.
/e.xh/r.e/a.f/