Porti i Durrësit shënon rritje të ndjeshme në përpunimin e konteinerëve gjatë 7-mujorit

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Terminali i Konteinerëve në Portin e Durrësit ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të volumit të përpunuar gjatë periudhës janar–korrik 2025.
Sipas të dhënave zyrtare, janë përpunuar gjithsej 128,213 TEU (Njësi Konteinerike), duke reflektuar një rritje prej 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Kjo rritje dëshmon për performancën e lartë të terminalit në ofrimin e shërbimeve ndaj operatorëve logjistikë dhe tregut rajonal, duke e konsoliduar më tej rolin e Portit të Durrësit si një nyje kyçe për qarkullimin e mallrave në rajon.
Me kapacitete në zgjerim dhe përmirësim të infrastrukturës, Porti i Durrësit po vazhdon të rrisë standardet e shërbimit dhe të tërheqë gjithnjë e më shumë flukse tregtare ndërkombëtare.
/e.xh//a.f/