E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – FBI kryen kontrolle në shtëpinë e John Bolton, ish-këshilltar i presidentit Trump

NJU JORK, 22 gusht /ATSH-ANSA/ – Agjentët e FBI-së kanë kontrolluar sot shtëpinë e John Bolton, ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të Donald Trump, sipas ”New York Post” duke cituar burime që thonë se kontrolli ndodhi si pjesë e një hetimi të urdhëruar nga Kash Patel, drejtori i FBI-së.

Thuhet se hetimi ka të bëjë me dokumente të klasifikuara që Bolton dyshohet se i përfshiu në librin që shkroi pasi u largua ngaShtëpia e Bardhë.

Bolton është bërë armik i Trump gjatë viteve, duke kritikuar ashpër vendimet e tij./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›