E Martë, 3 Nëntor 2026

Portieri Dobjani largohet nga Egnatia

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Futbollisti Ilir Dobjani është largimi i radhës nga skuadra kampione e Shqipërisë, Egnatia.

Pas largimit të Arbin Zejnullai, i cili u zyrtarizua një ditë më parë, sot rrogozhinasit kanë zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me portierin 24-vjeçar. Po ashtu, për largimin nga skuadra kampione ka reaguar dhe vetë Dobjani, i cili ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku falenderon tifozët dhe mbështetësit.  “Nga sot nuk jam më pjesë e Egnatias. Falenderoj drejtuesit, stafin, shokët e ekipit, punonjësit, dhe të gjithë tifozët për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kohës që isha pjesë”, shkruan Dobjani në rrjetet sociale.

Dobjani është pjesë e historisë së Egnatias, pasi mori minuta në të dyja sezonet ku rrogozhinasit u shpallën kampion. Në pjesën e dytë të këtij edicioni u huazua te Laçi. Me këto të fundit pati hapësira në katër ndeshje ku mbajti dy herë portën e paprekur, ndërsa pësoi tre gola.

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›