E Premte, 6 Nëntor 2026

Posedonte armë dhe lëndë narkotike/ Lezhë, arrestohet 20 vjeçari, tentoi t’i shpëtonte Policisë

Sondazh

Loading ... Loading ...

schedule10:39 - 5 Nëntor, 2026

20-vjeçari, Gentjan Tanushi është arrestuar në flagrancë në Lezhë, pasi lëvizte i armatosur dhe dyshohet se posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen.

I riu u lokalizua nga shërbimet e Policisë në qytetin e Lezhës. Sapo ka konstatuar praninë e uniformave blu, ai ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe arrestuar.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Ndërsa gjatë kontrollit në automjetin që përdorte, u sekuestruan 600 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu arma e zjarrit, dy celularë dhe automjeti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›