E Diel, 1 Nëntor 2026

“Poshtë qeveria” – Elbasani i bashkohet valës së protestave në vend

Edhe qyteti i Elbasanit është përfshirë sot nga vala e protestave që po zhvillohen në mbarë vendin. Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe institucioneve shtetërore.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë brohoritur në kor thirrjet: “Dorëheqje, dorëheqje” dhe “Poshtë qeveria”, duke kërkuar përgjegjësi politike për situatën e krijuar.

Protesta në Elbasan vjen në vijim të manifestimeve që janë zhvilluar ditët e fundit në disa qytete të vendit, kundër dhunës së ushtruar nga policia dhe asaj që qytetarët e konsiderojnë mungesë transparence nga ana e qeverisë lidhur me zhvillimet në Zvërnec.

Tubime të ngjashme po mbahen edhe në Vlorë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ndërsa protestuesit kërkojnë transparencë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›