E Diel, 1 Nëntor 2026

Malësi e Madhe, plagoset duke hapur pus 30-vjeçari

Shkodër- Një 30-vjeçar në Malësinë e Madhe ka mbetur i plagosur rëndë, teksa ka qenë duke hapur një pus për ujë të pijshëm.

Ngjarja ndodhi në fshatin Aliaj të Malësisë së Madhe, kur Land Shahaj, 30-vjeç ishte duke punuar për hapjen e një pusi.

Sipas burimeve policore, ai ëhstë zënë poshtë nga dheu, në kohën që ishte duke punuar dhe vetëm pak pas kohe është nxjerrë që andej nga të afërm të tij.

Me urgjencë ata e kanë transportuar në spitalin rajonal, por mësohet se gjendja shëndetësore e tij paraqitet e vështirë për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›