Pranga në Tiranë, të kërkuarit turk/ Në kërkim nga Turqia, akuzohet për vrasje dhe bande kriminale

Kreu i nje organizate kriminale ne turqi, Umit oncu, I akuzuar për disa vepra të rënda penale, ndër to tentativë vrasjeje u vu në pranga në Tiranë.Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor “Multiple” ku shtetsi turk u vu në pranga me qëllim ekstradimin në Turqi.
Prokuroria e Izmirit ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi akuza për veprat penale: tentativë vrasjeje, krijim të organizatës kriminale për falsifikim të dokumenteve dhe heqje të paligjshme të lirisë.
Ndërsa Gjykata e Lartë në këtë vend i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Turqi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçarit.
. / abcnews.al