E Martë, 3 Nëntor 2026

Pranvera ka shtuar infarktet, mbi 35 raste vetëm në dy muaj në Gjirokastër

Muajt e pranverës kanë shënuar një numër të lartë të pacientëve që kanë pësuar infarkt në rajonin jugor. Të dhënat e marra nga urgjenca e spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër flasin për mbi 35 raste te grupmoshat 65-80 vjeç.

Shefja e shërbimit Asife Shehaj thotë se nuk janë shënuar humbje jete.

“Mund të kemi pasur ditë që kemi transferuar raste për trajtimin e mëtejshme. Në përgjithësi rastet kanë shkuar mirë, nuk ka pasur fasilitete’, tha Shegaj.

Pacientët me sëmundje kardiovaskulare janë pacientë me risk më të lartë. Për ta këshillohet një ndjekje e vazhdueshme te kardiologu dhe gjithashtu marrja e ilaçeve në mënyrë të rregullt.

Faktorët më të mëdhenj të që çojnë në infarkt renditen kolesteroli i lartë, pirja e duhanit, diabeti, hipertensioni dhe obeziteti.

Por kardiologët këtë shtim të rasteve  gjatë kësaj periudhe e lidhin  me zgjatjen në kohë të virozave dhe rritjen e menjëhershme të temperaturave.

Gazetare: Yllka Ponde

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›