Strukturat e hotelerisë e biznesit në Sarandë gati për një sezon të mbarë turistik

Bizneset që operojnë në sektorin e turizmit në Sarandë janë në përfundim të përgatitjeve të fundit të strukturave pritëse dhe stacioneve të plazheve për t’ju përgjigjur korrektësisht pritjes së vizitorëve vendas dhe të huaj qe do të vizitojnë brigjet joniane këtë sezon pranveror.
Administratorët e strukturave akomoduese, nisur nga rezervimet e kryera pohojnë se përsa i përket vizitueshmërisë gjatë muajit maj ka rreth 40 përqind më shume vizitorë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, operatorët turistik shprehen se do të ishte më mirë që përgatitjet nga ana e bizneseve të sektorit të turizmit që kishin përfunduar më parë.
Përvoja e vitit të kaluar i cili shënoi dhe një fluks të turistëve dhe masat që janë marrë paraprakisht mendohet se do të jenë pozitive për një sezon turistik të mbarë edhe për këtë vit.
/rtsh/