E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranvera rrit numrin e vizitorëve në Lezhë, interesi më i lartë për vendvarrimin e Gjergj Kastriotit

Stina e pranverës ka sjellë rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve në Lezhë, ku interesi kryesor mbetet vendvarrimi i heroit kombëtar Skënderbeu. Sipas përgjegjësit të trashëgimisë kulturore në Bashkinë Lezhë, historianit Paulin Zefi, që prej fillimit të prillit ky monument vizitohet nga rreth 200 persona në ditë, kryesisht nxënës dhe studentë nga të gjitha trevat shqiptare.

Përgjegjës i trashëgimisë kulturore, Paulin Zefi  u shpreh për RTSH “ Duke nisur që nga java e kaluar ka një fluks të shtuar të turistëve dhe mesatarisht çdo ditë kanë qenë mbi 200 nxënës dhe studentë të grupmoshave të ndryshme.  Përgjatë stinës së verës vijon fluksi i turistëve të huaj”

Vizitorët e konsiderojnë memorialin një mundësi të vlefshme për të njohur më nga afër historinë e Skënderbeut dhe identitetin kombëtar.

Ndërkohë, promovimi i vazhdueshëm dhe përmirësimi i shërbimeve pritet të rrisin më tej fluksin e turistëve gjatë muajve në vijim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›