E Diel, 1 Nëntor 2026

Pallati i përfshirë nga flakët, Rama: Do të rindërtohet 100% nga ndërtuesi, ndërsa çdo banor do të trajtohet me bonus qiraje

Kryeministri Edi Rama, duke komentuar ngjarjen e zjarrit që përfshiu një pallat në Tiranë, njoftoi se godina e shkrumbuar do të rindërtohet tërësisht nga e para, 100% nga vetë ndërtuesi.

“Godina do të rindërtohet tërësisht nga e para, 100% nga vetë ndërtuesi i saj dhe nga ana tjetër, angazhimi për të ndihmuar banorët që, deri në momentin kur ata banorë do të kthehen në shtëpi, të mund të kenë një bonus qiraje dhe, patjetër, edhe një mbështetje nga bashkia.”-tha Rama.

Ai vlerësoi ndërhyrjen e shpejtë dhe punën heroike të forcave zjarrfikëse dhe të rendit, falë të cilëve fatmirësisht nuk pati viktima dhe as plagë të rënda.

“Flakët që përfshinë një pallat në Tiranë u duk se mund të kërcënonin seriozisht jetët e banorëve, por, për fat të mirë dhe falë përpjekjes dhe punës realisht profesionale, por mbi të gjitha heroike të forcave të zjarrfikësve, gjithçka kaloi pa asnjë jetë të humbur dhe pa plagë të rënda.

Duke iu referuar shkaqeve të zjarrit, kryeministri sqaroi se fatkeqësia u shkaktua nga një shkëndijë e rastësishme dhe nuk lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e ndërtimit.

Megjithatë, ai e konsideroi këtë një arsye për të reflektuar mbi materialet dhe standardet e ndërtimit. Sipas verifikimeve të para, godina kishte materiale të certifikuara dhe të importuara.

“Më e rëndësishmja është që askush prej banorëve nuk u kthye në një moment tragjik dhe nuk do të lihet vetëm përballë nevojës për t’u rikthyer në një banesë të veten, tërësisht të rindërtuar,” u shpreh Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›