E Diel, 1 Nëntor 2026

Pr/buxheti 2012 BashaStacioni i ri i trenit ne Kashar

TIRANE- Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha eshte konsultuar dje me qytetaret e njesise 11 ne kryeqytet per projekbuxhetin e 2012 i cili do te kaloje per miratim ne keshillin bashkiak me 28 dhjetor.

Per kete njesi bashkiake jane planifikuar vitin e ardhshem fonde te mjaftueshme te ndertimit te Unazes ne Koder-Kamez me nje gjatesi prej 1300 metrash ndertimin e rruges qe lidh rrugen Don Bosko me rrugen Egnatia rehabilitimin total te bllokut mbi shinat ne nje siperfaqe prej 30 hektaresh ndertimin e kanalizimeve te ujerave te zeza ne kufi me Komunen e Paskuqanit ndertimin e kanalizimit te ujerave te zeza ne bregun e Lumit.- informoi banoret kryetari I bashkise duke nenvizuar se keto pese investime jane rezultat i nje konsultimi paraprak me te zgjedhurit e njesise vendore dhe perfaqesues te tjere te komunitetit.

Basha foli dhe per ndertimin e stacionit te ri te trenit dhe stacionin e autobusave interurbane te te gjithave drejtimet me perjashtim te lindjes. Stancioni i trenit nga pozicioni ku ndodhet aktualisht do te vendoset ne nje siperfaqe prej 80 mije metrash katrore pjese e territorit te njesise 11. Gjithashtu foli dhe per fillimin e projektit per njeren prej linjave te tramit te cilen ai e perkufizoi si linja Laprake Sheshi Nene Tereza.

Vendosja e ketij terminali realizon nga pikepamja infrastrukturore nje hap shume te rendesishem para se te nise investimi strategjik i Bulevardit te ri nga stacioni i Trenit deri ne tek Lumi i Tiranes dhe me pas deri tek rezervuari i Paskuqanit qe eshte edhe berthama e parkut te ri te qytetit te Tiranes nenvizoi kryebashkiaku Basha.

Nje investim tjeter qe do te nise vitin e ardhshem ku Bashkia do te luaje nje rol kryesor ne planifikim nderkohe qe do te mbeshtetet nga qeveria eshte segmenti i Unazes se re nga qendra Kristal tek Teknologjikja per tu bashkuar me Unazen e re qe eshte ndertuar prej kohesh dhe ndertimin me dy nivele te rrethrrotullimit te Doganes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›