E Diel, 1 Nëntor 2026

Terrorizmi qeveria frikenga sulmet biologjike

TIRANE- Shqiperia duhet te pergatitet per te parandaluar ndonje sulm bioterrorist me ane semundjesh te ndryshme me origjine mjedisore vatrave te rrezikshme infective si dhe semundjeve ngjitese. Keto jane pergjegjesite e disa prej institucioneve shqiptare qe parashikohen ne strategjine ndersektoriale te luftes kunder terrorizmit 2011-2015 te hartuar nga qeveria shqiptare. Sipas detyrave konkrete te dhena per disa ministri te linjes pervec atyre qe kane te bejne me parandalimin dhe zbulimin e akteve terroriste nga disa prej ministrive ne nje vend u lihet detyre ministrive te Mjedisit Shendetesise dhe Bujqesise qe te pergatiten per bioterroterizmin dhe sulmeve me semundje ngjitese.

Sipas dokumentit te hartuar nga qeveria shqiptare Ministria e Mjedisit duhet te analizoje problemet mjedisore dhe vatrat e rrezikshme nga ku mund te vijne pasoja infektive te renda Ministria e Shendetesise duhet te ndjeke me perparesi funksionimin e sistemit te njoftimit izolimit apo transportimit te mostrave biologjike si dhe analizimin e medikamenteve per parandalimin e semundjeve ngjitese me karakter te vecante dhe te mbrojtjes nga rrezatimet ndersa Ministria e Bujqesise duhet te monitoroje masat ligjore e normative per parandalimin e perhapjes se rrezikut bioterrorist kryesisht efekteve te semundjeve te ndryshme me origjine mjedisore.

Strategjia ne fjale miratuar me vendimin nr.675 date 6.7.2011 kerkon qe te pergatise vendin per te mos u kthyer ne vater te terrorizmit. Por ndersa ne kete dokument te hartuar edhe per kater vitet e ardhshme qeveria paralajmeron per rreziqe te sulmeve bioterroriste duke patur kujdes per mjedisin trafikun e lendeve radioaktive dhe materialeve te tjera te pakontrolluara dy muaj me pare ne Kuvend me shumicen e votive te shumices I kaluar ligji per plehrat qe lejon kompanite shqiptare te importojne mbeturina urbane per te plotesuar nevojat e industrise ricikluese ne vend qe ka nevoje per mbeturina letre plastike apo metali per te vijuar biznesin.

Ambientalistet jane shprehur kunder ligjit duke theksuar me force se Shqiperia ka aktualisht rreth 1 milione tone mbeturina te shperndara ne cdo cep te vendit dhe qe perbejne nje bombe ekologjike per shendetin dhe jeten e shqiptareve. Nga ana tjeter mbetet shetesimi se me mbeturinat urbane do te vijne edhe plehrave te rrezikshme me permbajtje lendesh radioaktive.
Terrorizmi
Ne dokumentin shumefaqesh megjithese theksohet se Shqiperia nuk eshte prekur nga sindroma e terrorizmit pranohet se ka patur disa fenomene te ekstremizmit dhe terrorizmit ne Shqiperi shumica te futur pas futjes ne Shqiperi te personave te pakontrolluar dhe ekstremiste kryesisht nga vendet arabe te cilet nen petkun fetar ndikuan ne perhapjen e rrymave te ndryshme ekstreme niveli i ulet ekonomik vecanerisht ne shtresa te caktuara qe sherbyen si ambiente per perhapjen dhe perqafimin e fenomeneve ekstremiste.

Pas ngjarjeve te 11 shtatorit 2001 ne SHBA qeveria shqiptare thote se ne Shqiperia jane evidentuar raste te lidhura me ekstremizmin sic jane individet e dyshimte dhe aktive si lidhje te Xhihadit dhe udheheqesit te tyre shpirteror Bin Laden personat e dyshimte vendas dhe te huaj qe krahas leksioneve teologjike u trajnuan edhe neper kampe fushimi si luftetare te Xhihadit Islamik. Sipas qeverise per vitin 2006-2008 u arrestuan dhe cuan ne gjykim disa organizata kriminale te cilat ne permbajtjen e tyre kriminale kane pergatitur dhe kryer edhe akte te mprehta kriminale te cilesuara terroriste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›