Pr/buxheti 2025 për shëndetësinë 76.3 mld lekë: Prioritet mbrojtja e shëndetit dhe infrastruktura

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Projektbuxheti për vitin 2025 parashikon rritje të financimit për sektorin e shëndetësisë, i cili po kalon në një proces transformimi të thellë dhe afatgjatë.
Agjencia për Media dhe Informim (MIA) njofton se “për vitin 2025, shpenzimet për sektorin e shëndetësisë pritet të arrijnë në 76.3 miliardë lekë, një rritje prej 4.1 miliardë lekësh në krahasim me buxhetin e rishikuar të vitit 2024.
Ky fond i shtuar do të përqendrohet në investime të rëndësishme për projekte prioritare, duke synuar përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët shqiptarë”, përfundon MIA.
Në postimin e saj, MIA sqaron se mbështetja për “Shëndetësinë” është rritur. Ajo përbën 2.9% të PBB. Në vitin 2013 fondi për shëndetësinë ishte 35.39 mld lekë, sot për vitin 2025 parashikohet pr/buxheti prej 76.26 lekë.
Sa i takon politikave prioritare, MIA sqaron se do ketë: Rimbursim për 400 000 pacientë, Financim të paketave të miratuara të shërbimit spitalor në spitalet publike dhe jopublike. 492 000 qytetarë do të përfitojnë nga programet e parandalimit të sëmundjeve dhe 190 000 fëmijë dhe 250 000 qytetarë do të përfitojnë nga mbrojtja përmes vaksinimit. Po ashtu, pjesë e rëndësishme janë dhe investimet në infrastrukturë.
1 nga 2