E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Prej 27 vitesh në sistemin e drejtësisë”, Xholi: Kam udhëhequr hetime të rëndësishme, drejtues i 5 skuadrave të përbashkëta hetimore

Ditën e sotme do të zgjidhet kreu i ri i  SPAK. Në garë janë 4 kandidatë Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi.

Secili kandidat do të bëjë prezantimin e tij, më pas do të pyetet nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të shkuar drejt votimit.

I pari që ka nisur intervistimin është prokurori i SPAK Adnan Xholi i cili bëri një përmbledhje të kualifikimeve të tij dhe eksperiencave profesionale që e kuaklifikojnë sipas tij për postin e rëndësishëm.

Gjithashtu ai shpalosi para KLP karrierën e tij të gjatë në sistemin e drejtësisë.

Xholi: Prorkuroria është organi i decentralizuar, prokurorët janë të pavaruar, drejtuesi është menaxher i cili si i barabartë mes të barabartëve ka detyrimin ligjor dhe moral të sigurojë kushtet e punës, të orientojë burimet njerëzore dhe të godasë paligjshmërinë.

Roli i drejtuesit ka në fokus arritjen e rezultateve të sukseshme me qëllim rritjen e  besimit të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për shkak të strukturës dinamike të kriminalitetit, duhet një vëmendje e shtuar. Kjo trupë prokurorësh duhet të bëjë gjithçka që në përballje me opinionin publik të jetë e sigurt që po bën aq sa duhet. Vijoj sot para jush me një eksperiencë mbi 27 vite pa shkëputje në sistemin e drejtësisë.

Karriera ime ka një ngritje konstante dhe të vazhdueshme. Kam udhëhequr disa hetime për një gamë të gjerë çështjesh të krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Kam përfaqësuar prokurorinë në të gjitha shkallët e gjykimit dhe përpara se të bëhem pjesë e SPAK. Për shkak të pozicionit që kam pasur si drejtor, kam qenë pjesë përbërëse e të gjitha vendimeve që do të merreshin nga GJL. Qënia ime si prokuror, si drejtues në disa prokurori, më ka bërë të mundur që të kem aftësi në prodhimin e akteve administrative. Kam pasur në konsideratë që të njihem me problematikat, me kolegët për t’i dhënë zgjidhje. Kam udhëhequr hetime të rëndësishme. Jam drejtues i 5 skuadrave të përbashkëta hetimore.

Jam prokuror që kam pasur hetime paralele me shumicat e vendeve në rang global. Kam pasur hetime paralele përsa i përket çështjeve të lëndëve narkotike, të armeve, të pastrimit të pavave, të qenieve njerëzore. Kam bashkëpunur me homologët e huaj për të goditur grupet kriminale në shtrirje të gjerë.

Kam administruar aktë voluminoze është bërë i mundur arrestimi i autorëve, dënimi dhe konsifsikimi e sekuestrimi i aseteve kriminale. Jam angazhuar dhe në ndryshimin e reformës në drejtësi. Drejtuesi krahas rolit menaxherial duhet të japë shembull për marrjen përsipër të përgjegjësive të shtuara. Të qenuesit drejtues në nivele të ndryshme të prokurorisë, më ka dhënë mundësinë që nga pikëpamja e ligjit të thelloj njohuritë  e  mia duke treguar një kujdes të vecantë në zbatimin e ligjit. Suksesi i prokurorit matet në gjykatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›