E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

Lirohet nga burgu ish ministri i Mjedisit Lefter Koka. Afatet e paraburgimit të tij për inceneratorin e Fierit përfunduan, ndërsa ka shlyer dënimet për dy inceneratorët, të Elbasanit dhe Tiranës.

Shkalla e parë e gjykatës së posaçme ka shuar masën për inceneratorin e Fierit.

Çështja e inceneratorit është kthyer për rigjykim por ende nuk është regjistruar në Apel. Në këtë kuptim i ka përfunduar afati i mbajtjes në paraburgim përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë.

Në lidhje me dënimin për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit. Ndërkohë, për çështjen e inceneratorit të Tiranës, ai e ka shlyer dënimin me kohën e qëndrimit në paraburgim.

Të tre dosjet penale ku Koka ishte i përfshirë, inceneratori i Elbasanit, Tiranës dhe Fierit nuk paraqesin më masa sigurie në fuqi.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›