E Diel, 1 Nëntor 2026

Prej vitesh pa asnjë gjurmë, babai i Vis Martinajt dorëzon kërkesën në gjykatë: Të shpallet i zhdukur

Babai i Ervis Martinaj, Mustafa Martinaj, i është drejtuar zyrtarisht Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë, duke kërkuar shpalljen e të birit si person të zhdukur.

Në kërkesën e paraqitur, thuhet se:

“Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen të zhdukur të shtetasit Ervis Martinaj, i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin.”

Kërkesa pritet të shqyrtohet në ditët në vijim. Një person mund të shpallet i zhdukur vetëm me vendim gjykatë, vendim i cili pritet të merret në ditët në vijin nga Gjykata e Lezhës

Ervis Martinaj, rezulton i zhdukur prej disa vitesh, ndërsa besohet se për herë të fundit është parë në gusht të vitit 2022./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›