E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk dihet fati i tij prej më shumë se 3 vitesh, babai i Ervis Martinajt i kërkon Gjykatës së Lezhës që ta shpallë të zhdukur

Mustafa Martinaj kërkon zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen si të zhdukur të të birit, Ervis Martinaj, fati i të cilit nuk dihet prej gushtit të vitit 2022. “Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon  pranë Gjykatës  së  Shkallës  së  Parë  të  Juridiksionit  të Përgjithshëm Lezhë  shpalljen të zhdukur të shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes  6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin”,- thuhet në kërkesë.

Sipas ligjit, një person mund të shpallet i zhdukur me vendim gjykate nëse mungon nga vendbanimi i tij dhe nuk ka pasur asnjë lajm për të për më shumë se dy vite.

Bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, rezulton i zhdukur që prej 8 gushtit 2022 dhe për fatin e tij nuk dihet asgjë. Policia ka kryer disa operacione në kërkim të 40-vjeçarit, por ende pa sukses, përfshirë këtu edhe fortesën e tij në Fushë Kuqe. Kontrolle për Martinajn janë kryer në Durrës, Shijak e deri në Vlorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›