E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti HoltkemperMbeshtesim konsensusin

TIRANE- Zerave te diplomateve te huaj qe komentojne mbi zgjedhjen e presidentit te ardhshem te vendit u eshte shtuar edhe ambasadorja gjermane ne Tirane Karola Holtkemper. Gjate nje vizite ne qytetin e Burrelit Holtkemper tha se presidenti duhet te zgjidhet sipas rregullave dhe kushtetutes vendase por nenvizoi se per pozicionin ne fjale mirepritet nje kompromis mes paleve dhe se kandidati duhet te kete disa cilesi te vecanta per te qene ne krye te shtetit. Presidenti duhet te zgjidhet sipas rregullave. Shqiperia e ka nje Kushtetute ku percaktohet qarte se si zgjidhet presidenti por ne mbeshtesim nje konsensus mes paleve per te gjetur nje emer qe ka cilesite e vecanta per te qene president tha ambasadorja Holtkemper.

GJIKNURI
Nga ana e tij sekretari socialist per ceshtjet Zgjedhore Damian Gjiknuri flet per momentin e zgjedhjes se Presidentit te Republikes. Ai thote per TCH se ne tre raundet e para te votimit pjesemarrja e 84 deputeteve eshte e domosdoshme jo vetem per ta zgjedhur Presidentin por edhe per ti zhvilluar vete seancat. Sipas Gjiknurit kuorumi i cilesuar del nga interpretimi i frymes se Kushtetutes. Per kryetarin e shtetit shqiptar qe eshte figure e unitetit ka vullnet pertej nje mazhorance te thjeshte. Po te interpretosh Kushtetuten ka vend per te diskutuar ne vecanti per figurat e shtetit. Fakti qe parashikohen tre raunde me shumice te cilesuar tregon se Kushtetuta e ka pasur parasysh konsensusin. Ndryshe nuk kishte perse keto tre raunde te qendronin tha Gjiknuri. PS eshte shprehur se eshte per nje dialog per te zgjedhur nje figure konsensuale. Nuk duam te bejme nje lufte votimi ne Parlament pa gjetur me pare nje figure te tille. Per ne dergimi i ceshtjes ne gjykate eshte nje debat i parakohshem. Tani e rendesishme eshte qe te ulemi e te dialogojme pa paragjykuar asnje emer. Ceshtja per ti kerkuar mendim gjykates eshte dicka qe duhet pare por ne kohen e vete thekson Gjiknuri.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›