E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthimi i Adi KrastesE para eshte fjala

Pas nje pushimi dymujor Adi Krasta kthehet njeherazi me nje shfaqje personale ne Pallatin e Kongreseve me 18 janar dhe me ciklin A Show ne ekranin e Vizion Plus cdo jave. Cikli perbehet nga 14 pjese televizive dhe do te zhvillohet ne nje nga studiot me te medha te Vizion Plus. Sa i perket shfaqjes se 18 janarit ajo i drejtohet nje audience dashamirese te prezentatorit dhe ka ne qender te saj aksiomen biblike E para eshte fjala. Duket disi kapricioze nga ana e Krastes te realizoje nje shfaqje kryesisht te folur ne nje salle pergjithesisht armiqesore si ajo e Pallatit te Kongreseve por kush me shume se ai mund te rrezikoje ne nje komunikim thelbesor me shikuesit Ne shumicen e hereve Krasta e ka dominuar me shume sukses publikun e Pallatit te Kongreseve si ne rastin e intervistes me kengetarin italian Don Backy ne nje nga festivalet e fundvitit te drejtuar nga ai.
Shfaqja ne Pallatin e Kongreseve por edhe cikli televiziv i pagezuar nen titullin A Show ka ne thelb te tij biseden dhe te ftuarit qe kane deshiren te qendrojne ne te foluren e hapur dhe me permbajtje. Por sigurisht qe nuk do te mungojne edhe elementet e spektaklit. Produksioni i shfaqjes Theatre International e ka percaktuar konceptin e shfaqjes si minimal-shik dhe ndertimin skenografik si nje teater te vogel brenda teatrit te madh. Shfaqja e 18 janarit do ti paraprije ciklit televiziv dhe ne nje fare menyre eshte nje mundesi per te shijuar pak nga ajo cka do te vijoje per 14 puntata.
aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›