E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekorohet me Shiritin e Urdhrit të Meritës Maltez.

21 maj 2008

Pas takimit me Princin dhe Mjeshtrin e Madh, Fra’ Methju Festing, gjatë një ceremonie të veçantë Presidenti i Republikës, Bamir Topi u dekorua me Shiritin e Urdhrit të Meritës Maltez, dekorata më e lartë që Urdhri Sovran i Maltës u akordon krerëve të shteteve me këtë motivacion: Për përfshirjen dhe kontributin personal në favor të popullit shqiptar dhe në shenjë respekti e mirënjohjeje për përkushtimin e tij të pakursyer në përmbushjen e detyrave të larta presidenciale

Gjithashtu edhe Zonja e Parë, Teuta Topi u dekorua në të njëjtën kohë me Kryqin e Madh të Urdhrit Maltez.

Kreu i shtetit shqiptar u shpreh se së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi ndihen të lumtur, krenarë dhe mirënjohës për nderimin e madh që iu bë nga Urdhri Sovran Ushtarak Bamirës/Fetar i Shën Gjonit të Jeruzalemit, i Rodit dhe i Maltës dhe se këto medalje do t’i ruajnë si gjërat më të çmuara në jetë.

Në vijim të vizitës zyrtare, Presidenti Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi si edhe nga delegacioni zyrtar, vizitoi Spitalin San Xhovani, Shtëpinë e Kavaljerëve italianë, Kishën, Selinë dhe strukturën e Urdhrit Sovran Ushtarak Bamirës/Fetar të Shën Gjonit të Jeruzalemit, të Rodit dhe Maltës, ku u prit nga Presidenti i Shoqatës së Kavaljerëve italianë, Markezi Fausto Solaro del Borgo.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›