Presidenti Topi takohet me Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran të Maltës, Fra’ Methju Festing.

21 maj 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi në krye të delegacionit zyrtar në përbërje të së cilit janë edhe dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Nikollë Lesi dhe Sami Gjergji, zhvilloi sot një takim pune me Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran të Maltës, Fra’ Methju Festing.
Presidenti Topi, pasi falenderoi Lartësinë e Tij për ftesën dhe mikpritjen, vlerësoi marrëdhëniet e mira bilaterale, duke vënë në pah se zhvillimi i mëtejshëm i tyre, së bashku me ndihmesën dhe përkrahjen e përpjekjeve integruese të Shqipërisë, do të mundësonin edhe kurorëzimin me sukses të aspiratave të popullit tonë për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane.
Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme të Urdhrit Sovran të Maltës dhënë kombit dhe vendit tonë nëpërmjet projekteve në fusha të ndryshme si shëndetësia, arsimi, asistenca sociale për shtresat në nevojë, në atë të mbrojtjes dhe rendit dhe bashkëpunimit me autoritetet shqiptare si me Projektin e Maleve, me ndihmesën për përmbytjen në Lezhë në 2002, me bashkësinë rome, etj, si edhe punën humanitare të Urdhrit Sovran të Maltës në Kosovë gjatë konfliktit dhe më pas.
Presidenti Topi dhe Mjeshtri i Madh, Fra Methju Festing diskutuan edhe rreth zgjerimit të mëtejshëm të marrëdhënieve nëpërmjet nënshkrimit të një Marrëveshjeje Bashkëpunimi, si edhe mbi mundësinë e ndërtimit të një spitali në Shqipëri,
Lartësia e tij, Fra’ Methju Festing, pasi përshkroi aktivitetet shumëvjeçare të Urdhrit të Maltës në fusha të ndryshme, kryesisht humanitare dhe shoqërore si mjekësia, arsimi, në dhënien e ndihmesës dhe përvojës në kuadër të një bashkëpunimi të ngushtë me vendin tonë dhe autoritetet shqiptare, theksoi gatishmërinë dhe vullnetin e Urdhrit Sovran të Maltës për të mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e saj integrues. Lartësia e Tij vlerësoi reformat dhe ndryshimet pozitive në Shqipëri, duke vënë në pah rolin e rëndësishëm dhe moderator të vendit tonë dhe faktorit shqiptar në rajon e më gjerë.
Në takim u bisedua gjithashtu edhe për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe krijimin e shtetit të ri demokratik e shumëetnik, që respekton të drejtat e pakicave. Presidenti Topi dhe Lartësia e Tij, Fra’ Methju Festing ndanë mendimin se tashmë rajoni ballkanik ka fituar një paqe, siguri dhe qëndrueshmëri afatgjatë duke synuar integrimin e plotë të tij në Bashkimin Europian dhe strukturat euro-atlantike.
Presidenti Topi e ftoi Lartësinë e Tij, Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran të Maltës për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë e cila u prit me kënaqësi dhe që do të realizohet në një kohë të përshtatshme.