E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton dhënie të gradës madhore Gjeneral Brigade për Kolonel Maksim Malaj.

DEKRET
PËR
DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 13, pika 5, të ligjit nr.9171, datë 22.01.2004 “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” si dhe të nenit 7, pika 7, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D E K R E T O J

Neni 1

Kolonel Maksim Malaj, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 5756
Tiranë, më 10.06.2008

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›