Presidenti Topi dekreton dhënie të gradës madhore Gjeneral Brigade për Kolonel Viktor Bërdaj.
DEKRET
PËR DHËNIE GRADE MADHORE
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 13, pika 5, të ligjit nr.9171, datë 22.01.2004 “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” si dhe të nenit 7, pika 7, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D E K R E T O J
Neni 1
Kolonel Viktor Bërdaj, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 5757
Tiranë, më 10.06.2008
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI