E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton emërim dhe transferim prokurori nr. 5682, datë 01.04.2008

D E K R E T
PËR
EMËRIM DHE TRANSFERIM PROKURORI

Në mbështetje të nenit 149, pika 3 të Kushtetutës si dhe të nenit 8, pika 2, gërma b të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D e k r e t o j

Neni 1

1.Zoti Shkëlqim HAJDARI, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

2.Zoti Artan MADANI, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

3.Zoti Florian BONJAKU, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

4.Zoti Erjon ÇELA, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

5.Zoti Petrit ÇANO, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje.

6.Zoti Petrit FUSHA, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

7.Zoti Ylli DHIMITRI, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

8.Zoti Durim BEDINI, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

9.Zoti Ritvan SUKA, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

10.Zoti Ndini TAVANI, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 5682
Tiranë, më 01.04.2008

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›