E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi niset në krye të delegacionit zyrtar të Republikës së Shqipërisë për në Samitin e NATO-s në Bukuresht.

2 prill 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, u nis sot për në Bukuresht të Rumanisë, ku në datat 2-4 prill 2008 do të zhvillojë punimet Samiti i Aleancës Atlantike të Veriut, aktiviteti politik i vitit, ku Shqipëria është e ftuar të marrë pjesë. Ky samit pritet të marrë vendime të rëndësishme, që kanë të bëjnë me procesin e zgjerimit të Aleancës me anëtarë të rinj, pjesë e së cilit është edhe vlerësimi i kandidaturës së Shqipërisë dhe i procesit të saj integrues.

Në përbërje të delegacionit zyrtar të Republikës së Shqipërisë janë edhe Kryeministri Sali Berisha, Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, krerët e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, Astrit Patozi dhe të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, etj.

Në axhendën e Presidentit të Republikës parashikohet pjesëmarrja në sesionet e punimeve të Samitit të Bukureshtit dhe takime me homologë të tij.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›