Presidenti Topi organizoi sot një ceremoni me rastin e “Ditës së Drejtësisë” në Pallatin e Brigadave.

10 maj 2008
Sot, me rastin e “Ditës së Drejtësisë”, 10 majit, ditës kur u dekretua akti i parë ligjor nga qeveria e Ismail Qemalit më 1913, Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi një ceremoni ku ishin të ftuar personalitete të shquara të fushës së të drejtës. Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, anëtarë të tjerë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Gjykatës së Lartë, kryetarë dhe gjyqtarë të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të Gjykatave të Apelit, prokurorë të rretheve, drejtues të Shkollës së Magjistraturës, të Dhomës së Avokatisë e të Noterëve, përfaqësues të Trupit Diplomatik në vendin tonë, të organizatave ndërkombëtare etj.
Gjatë ceremonisë, Presidenti Topi vlerësoi rëndësinë që ka puna dhe profesionalizmi i juristëve, i pushtetit gjyqësor vendin tonë, të cilët duke zbatuar rigorozisht Kushtetutën dhe ligjet, duke kryer me dinjitet dhe vërtetësi detyrat institucionale, kontribuojnë thellësisht në forcimin e shtetit të së drejtës, duke bërë të mundur ngritjen cilësore të standardeve të kërkuara, si dhe rritjen e besimit të shqiptarëve tek drejtësia.
Në shenjë nderimi dhe respekti për punën e kryer, Presidenti Topi dekoroi disa juristë të mirënjohur të vendit, për arritjet e tyre të rëndësishme në fushën e të drejtës dhe për kontributin e rëndësishëm që kanë dhënë në këtë fushë: Z. Skënder Begeja dhe Z. Njazi Jaho me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, Z. Vladimir Kristo, Z. Spiro Peçi, Znj. Shpresa Breçaj dhe Z. Skënder Kaçupi me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, Z. Skënder Breca dhe Z. Vasillaq Simeon me Medaljen e Mirënjohjes.