Presidenti Topi pret Ambasadoren e Republikës së Çekisë në vendin tonë, Mirketa Fialkova.
12 tetor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadoren Fuqiplotë dhe të Jashtëzakonshme të Republikës së Çekisë në Tiranë, Mirketa Fialkova, e cila dorëzoi Letrat-Kredenciale.
Presidenti Topi, pasi i shprehu Ambasadores Fialkova përshëndetjet dhe falenderimet drejtuar Presidentit çek, Vaslav Klaus për urimet e tij me rastin e zgjedhjes në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, vuri në dukje marrëdhëniet shumë të mira bilaterale mes dy vendeve tona, duke theksuar rritjen e pranisë së biznesit dhe të turistëve çekë në vendin tonë.
Ambasadoresha Fialkova e falenderoi Presidentin Topi për mikpritjen e ngrohtë dhe pasi bëri një panoramë të gjerë të marrëdhënieve mes Republikës së Çekisë dhe Republikës së Shqipërisë, siguroi se mbështetja çeke përsa u përket integrimeve në BE dhe në NATO nuk do t’i mungojë vendit tonë për të përmbushur aspiratën e integrimit në familjen e madhe euro-atlantike duke filluar nga ratifikimi së shpejti i Marrëveshjes se Stabilizim- Asocimit me Shqipërinë nga parlamenti çek.