E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi viziton Selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar me rastin e festës së Fiter Bajramit.

12 tetor 2007

Me rastin e festës së Fiter Bajramit, Presidenti i Republikës, Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, vizituan sot Selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku u pritën nga Kryetari i këtij Komuniteti, Haxhi ing. Selim Muça. Urimet më të mira për besimtarët myslimanë shqiptarë, Presidenti Topi i shprehu edhe në përfundim të vizitës, përmes mediave:

“Në këtë ditë të shënuar, dëshiroj të uroj të gjithë besimtarët myslimanë për ditën e Fiter Bajramit, si një ditë e paqes dhe e vëllazërimit, ditë e mirëkuptimit, ditë e komunikimit. Besoj se është mjaft domethënëse që kjo ditë festohet nga të gjithë shqiptarët, në respekt të feve të gjithësecilit, që është një nga standardet më të mrekullueshme të arritura në Shqipëri, ai i harmonisë fetare. Kjo është një ditë e bukur, është një ditë faljeje, është një ditë, kur të gjithë inspirojnë për një ditë të re, për një ditë mirëkuptimi dhe besoj se kjo ditë do të frymëzojë të gjithë shqiptarët në mirëkuptim social, mirëkuptim politik dhe një mirëkuptim që, tek e fundit, do të jetë e ardhmja e Shqipërisë”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›