Presidenti Topi priti Ambasadoren e re të Konfederatës Zvicerane, Ivana Encler.

12 nëntor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Znj. Ivana Encler, e cila i paraqiti Letrat Kredenciale si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Konfederatës Zvicerane në vendin tonë.
Gjatë takimit, Kreu i shtetit pasi vuri në pah nivelin e mirë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të frytshëm mes dy vendeve tona, vlerësoi ndihmesën e dhënë në fushën ekonomike, shkencore dhe akademike, si edhe përvojën pozitive zvicerane në drejtim të decentralizimit të pushtetit vendor. Presidenti Topi shprehu konsideratën më të lartë edhe për qëndrimin e palëkundur të Konfederatës Zvicerane në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, gjë që do t’i kontribuonte në mënyrë të ndjeshme forcimit të qëndrueshmërisë rajonale dhe përmbushjes së aspiratës integruese në familjen e madhe europiane.
Ambasadorja Encler theksoi gadishmërinë për përmbushjen e misionit të saj në drejtim të thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si edhe nënvizoi rolin e Shqipërisë si faktor moderues dhe qëndrueshmërie në rajonin ballkanik, sidomos në lidhje me zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës.