Presidenti Topi priti Ministrin e Jashtëm dhe të Integrimit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviç.

2 qershor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë Ministrin e Jashtëm dhe të Integrimit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviç dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në vendin tonë.
Gjatë takimit, Presidenti Topi vuri në pah marrëdhëniet shumë të mira bilaterale që ekzistojnë mes dy vendeve tona, të cilat demonstrohen edhe nga shkëmbimet gjithnjë e më të shpeshta të vizitave në nivelet më të larta. Për të çuar bashkëpunimin ekonomik e shkëmbimet tregtare në nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit politik, Presidenti Topi shprehu vullnetin dhe angazhimin e plotë për intensifikimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, duke kërkuar nga pala kroate liberalizimin e regjimit të vizave, që do të mundësonte lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave dhe rritjen e pranisë së biznesmenëve. Në këtë pikë, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e vendosjes së një linje direkte fluturimi me Zagrebit dhe Tiranës, që do të kontribuonte shumë në këtë drejtim.
Në takim u diskutua edhe mbi situatën në rajon, ku dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim që pavarësia e Kosovës dhe njohja e saj nga një numër gjithnjë e në rritje shtetesh, kontribuon ndjeshëm në qëndrueshmërinë dhe paqen në Ballkan. Kreu i shtetit i shprehu Ministrit të Jashtëm kroat falenderimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe njëkohësisht urimet më të mira për marrjen e ftesës për në NATO nga Kroacia, duke theksuar se tashmë dy vendet tona po përparojnë të sigurt drejt integrimit të plotë në strukturat euro-atlantike.
Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm dhe i Integrimit i Republikës së Kroacisë, pasi falenderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe uroi Presidentin Topi për sukseset dhe zhvillimin e Shqipërisë, vuri në dukej marrëdhëniet e shkëlqyera e miqësore mes dy vendeve tona, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e Kroacisë për të ofruar e ndarë me vendin tonë përvojën e saj integruese në Bashkimin Europian. Z. Jandrokoviç theksoi se qëndrueshmëria, paqja dhe zhvillimi ekonomik i secilit prej vendeve të Ballkanit është i rëndësishëm jo vetëm në planin e brendshëm, por edhe në atë rajonal, sepse e ardhmja e të gjithë rajonit tonë do të jetë integrimi europian.